Aktualitet

Zgjedhjet/ Meta: Nuk pyes për kriminelët dhe diplomatët e korruptuar

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet/ Meta: Nuk pyes për kriminelët dhe diplomatët e

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Log”, deklaroi se nuk i intereson se kush del fituese në zgjedhje. Ai theksoi se në interes të tij është procesi zgjedhor se sa rezultati i zgjedhjeve.

Meta gjithashtu bëri një paralajmërim për siç i quan ai, horrat dhe gangsterët dhe diplomatët e korruptuar, duke u shprehur senuk i llogarit.

“Më i rëndësishëm është procesi zgjedhor dhe jo rezultati i zgjedhjeve. Qëndrimet e mia kanë interes vetëm në vendosjen e legjitimitetit të plotë të të gjitha institucioneve. Për mua nuk është e rëndësishme kush fiton zgjedhjet, por që zgjedhjet të jenë një mundësi historike për të vendin, për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje, nën shembullin e dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës. Procesi është i rëndësishëm. Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar.

Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti me mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental. Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara në telefonat e saj mesazhet e Presidentit, por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar. Duhet të jenë shumë ë kujdesshëm me Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe ne, zgjidhjen do e japim vetë”, tha Meta.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH