Mbledhja e Kryesisë së PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri po zhvillohet sot në sallën e Mbledhjeve të Selisë së Partisë Demokratike.
Anëtarët që po marrin pjesë në mbledhjen e thirrur sot në PD janë Enkelejd Alibeaj, Taulanda Jupi, Gentian Gaba, Endri Hasa, Xhemal Gjunkshi, Kreshnik Collaku, Gazmend Konduzi, Taulant Zeneli, Agron Kapllanaj, Indrit Sefa dhe Fitim Zekthi.
Sot pritet të diskutohet miratimi i grupeve të punës për mbikëqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSh; miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike” dhe plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor.