Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit aktualisht është zhytur në kaos.
Sipas Ballës është Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ai që vlerëson kandidaturën e se çdo gjë duhet bërë sipas procedurave të rregullta zyrtare.
“Prej shumë vitesh në Kuvendin e Shqipërisë, ajo që është më e rëndësishme procedurat për kreun e KLSH duhet të jenë shumë korrekte. Komisionin për Ekonominë dhe Financat bën shqyrtimin, ndërsa njësitë në Kuvend përgatisin aspektin procedurat të kandidaturën. Duhen procedura të rregullta dhe të gjejmë një procedurë të rregullt një fund që të gjejmë një zgjidhje.
Unë duhet të jem i fundit që duhet të flas me emrin, për sa kohë më intereson procedura parlamentare. Nuk e gjej dot arsyen pse ka c’fazuar propozimet. Kuvendi i Shqipërisë ka të drejtën të miratojë ose të refuzojë. Presidenti ka detyrim që të konsultohet. Më vjen keq për deklaratat e presidentit. Ajo që është e rëndësishme është procedura parlamentare”, tha ai. /Gazeta Liberale