Aktualitet

Zero interesi për shkencën, asnjë student i regjistruar! Mbyllet Kimia, Fizika, në rrezik edhe Matematika në Universitetin e Vlorës!

Shkruar nga Liberale
Zero interesi për shkencën, asnjë student i regjistruar! Mbyllet

Kimia, Fizika dhe Italishtja nuk do të hapen këtë vit në Universitetin e Vlorës. Interesi për këto degë është zero, dhe sa kaq rrezikon të mbyllet dhe matematika. Nga faza e parë e regjistrimeve kuptohet se trendi i studenteve sot është Infermieria dhe jo më Mësuesia.

Kimia, Fizika dhe Italishtja, nuk do të hapen këtë vit në Universitetin e Vlorës. Asnjë student nuk është regjistruar në këto degë të mësuesisë.

Në rrezik është edhe matematika ku deri tani janë regjistruar 4 studentë.

Ndërsa nga të dhënat paraprake të fazës së parë të regjistrimeve mësohet se fakulteti më i kërkuar është ai i Shëndetit Publik. Dega infermieri ka 236 studentë të regjistruar dhe dega Mami me 66 studentë të regjistruar në fazën e parë.

Fakti që mund të punësohen jashtë dhe kanë një të ardhme më të mirë në tregun e punës i tërheq studentët në degët që lidhen me mjekësinë.

Në fakultetin e Ekonomikut janë regjistruar 98 studentë dhe tek Shkencat Teknike 175 studentë.

Aktualisht vazhdon faza e dytë e regjistrimeve në Universitetin “Ismail Qemali”.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH