Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik ku është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.
Ditën e sotme Luizi ka postuar një foto nga një skenë e filmit, ku i veshur me kostum i drejton armën në kokë aktores Zamira Kita, e cila qëndron e ulur në një karrige. Ende nuk e dimë se çfarë lidhje kanë personazhet me njëri-tjetrin, por sa më shumë copa nga xhirimet dalin aq më shumë arrijnë të na bëjnë kuriozë.