Aktualitet

Zbardhet agjenda/ Berisha do flasë i fundit, pjesë e protestës edhe Kryemadhi

Shkruar nga Liberale
Zbardhet agjenda/ Berisha do flasë i fundit, pjesë e protestës

Në orën 19:00, pritet zyrtarisht edhe nisja e protestës së Partisë Demokratike përballë Kryeministrisë dhe sipas organizatorëve është lajmëruar të ketë përmasa të mëdha.

Referuar të dhënave të bëra me dije nga vetë Partia Demokratike, në total do të jenë 20 folës, por lista ende është e hapur dhe mund të ketë ndryshime të minutës së fundit.

Një emër, i cili bie në sy mes folësve, është ai i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Kreu i demokratëve ndërkaq, Sali Berisha, pritet që fjalën e tij ta mbajë i fundit. Pra, rreth orës 21:00, nëse respektohet programi i paraqitur nga PD-ja, ku thuhet se tubimi do të zgjasë dy orë.

Nisja e Berishës në ecje drejt Kryeministrisë, pritet të nisë në 19:00, së bashku me anëtarë nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Forumi demokrat i Gruas.

Grumbullimi i qytetarëve do të bëhet në katër pika kryesore.

Në sheshin Skënderbej, do të mblidhet një pjesë e mirë e protestuesve nga qytetet veriore të Shqipërisë, si edhe ata nga disa qytete jugore, të cilët kalojnë për nga terminali perëndimor i Tiranës.

Në sheshin Nënë Tereza ndërkaq, pritet të bëhet grumbullimi i disa qytetarëve të tjerë, kryesisht nga Korça dhe Elbasani.

Qytetarët e Tiranës, të cilët do të jenë edhe më të shumtit në numër, pritet të mblidhen bashkarisht në një vend, përgjatë lumit të Lanës, me disa eksponentë dhe grupime nga shoqëria civile.

Grupi i fundit ndërkohë, pritet të jetë pikërisht ai, i cili do të dalë nga selia e Partisë Demokratike.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH