Aktualitet

Yuri Kim: SHBA, në krah të shqiptarëve kundër korrupsionit

Shkruar nga Liberale
Yuri Kim: SHBA, në krah të shqiptarëve kundër korrupsionit

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë pjesë në Web-inarin e OSBE mbi “Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara”.

Gjatë këtij takimi online, Kim është shprehur se qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën e tyre kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t’u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”, tha Kim.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH