Ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD në Kamëz.
Ky vendim i Mziut lidhet me garën e brendshme në parti, ku sipas një udhëzimi të nxjerrë nga kryesia e PD-së, kandidatët për kryetarë bashkie dhe ata për deputetë duhet të propozohen nga anëtarësia e demokratëve.
I njëjti udhëzim i ndalon kryetarët dhe sekretarët e degëve të propozohen si kandidatë në zgjedhjet e brendshme, për të shmangur ndikimin që ata kanë.
Në rast se duan të kandidojnë duhet të japin më parë dorëheqjen nga këto funksione.
Më herët kanë dhënë dorëheqjen edhe kreu i PD, dega Korcë dhe Fier.