Globi

Vuçiç: Kosova nuk është hendeku ynë, por kryqi ynë

Shkruar nga Liberale
Vuçiç: Kosova nuk është hendeku ynë, por kryqi

Serbia me ceremoni të ndryshme ka përkujtuar ditën e trazirave të 17 marsit të vitit 2004, në Kosovë, kur kishin ndodhur protestat e dhunshme në të cilën vdiqën 8 serbë dhe 11 shqiptarë.

Serbia këtë rast e ka përdorur kundër Kosovës në lobimet e saj për anëtarësimin në UNESCO. Presidenti serb, Aleksandar Vuҫiç, në ceremoninë qendrore, tha se atëherë shteti i tij nuk ishte i fuqishëm, por kjo nuk do të ndodhë më.

“Serbia është e gatshme për biseda, por jo për nënçmim. Serbia dëshiron bashkëpunim dhe kompromis, por jo zgjidhje finale në të cilat nuk ekziston as Serbia e as populli i saj. Sot një gjë e ngjashme nuk mund të ndodhë pa përgjigjen e Serbisë, të qartë dhe të vendosur”.

Më 17 Mars 2004 kishin nisur protestat pas vdekjes ende të dyshimtë të tre fëmijëve shqiptarë të mbytur në lumin e Ibrit në Mitrovicë, e që dyshohej se mund të ishin sulmuar nga serbët e Veriut. Vuҫiç theksoi se Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova.

“Për ne ngelet vetëm një konkluzion i thjesht dhe i vetmi: Kosova nuk është hendeku ynë, por kryqi ynë. Nga kryqi më mirë se nën të më mirë shihet ringjallja”.

Një lutje e ka bërë edhe Patriarku Porfirije nga Peja në Kosovë, i cili ka thënë se lutet për viktimat, dhunuesit dhe për paqe pa dallim feje dhe kombi.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH