Aktualitet

Vritet 34 vjeçari në Mirditë, dyshohet për gjakmarrje

Shkruar nga Liberale
Vritet 34 vjeçari në Mirditë, dyshohet për gjakmarrje

Vendi është tronditur sërish nga ngjarje kriminale. Pa mbushur 24 orë nga ekzekutimi i biznesmenit në Lushnje dhe vrasjes së trefishtë në fisin Dakuci në Klos, krimi ka goditur sërish në veri të vendit, ku për pasojë një 34 vjeçar është gjetur i vdekur në një kanal në fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës.

Viktima është Eri Zefi, trupi i pajetë i të cilit ishte hedhur në një kanal, prej ku ka mbetur një pellg me gjak dhe këpucët e viktimës.

34-vjeçari u pikas nga banorët e zonës me trupin plot plumba dhe të mbuluar në gjak, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve të këtij krimi të rëndë. Banorët kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH