Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Kosovë, ku një i ri është gjetur i vrarë dhe i djegur në Ferizaj të Kosovës.
Shkodran Bytyçi ishte shpallur i zhdukur para 4 ditësh, ndërsa mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i tij.
Gazeta "Metro" nga burimet brenda Prokurorisë ka mësuar se vrasjen e ka kryer 22 vjeçari Trimor Lalinovci, i cili e ka pranuar vet aktin makabër që ka bërë ndaj shokut të tij.
Shkodran Bytyçi dhe Trimor Lalinovci ishin shokë, por shkak i sherrit mes tyre ka qenë një borxh i pakthyer.
Borxh i disa muajve ka qenë arsyeja që Lalinovcin e ka shtyrë ta vrasë Shkodranin, babain e dy fëmijëve.
Dyshohet se Lalinovci e ka ftuar për diskutim Bytyqin, por që më pas e ka vrarë dhe më pas e ka djegur trupin e tij.