Aktualitet

Vrau gruan në syrin e djalit sepse donte të divorcohej, burgim të përjetshëm për ish-policin

Shkruar nga Liberale
Vrau gruan në syrin e djalit sepse donte të divorcohej, burgim të

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për burg përjetë për Koço Buzon, i cili vrau gruan e tij më 6 maj të vitit të 2021, në afërsi të Gjykatës së Elbasanit, pasi ajo kishte nisur procedurat e divorcit për shkak të dhunës në familje. 58-vjeçari, ish-polic, qëlloi me breshëri automatiku gruan e tij, në sytë e djalit të tyre. Pasi u dënua nga Gjykata e shkallës së Parë me burgim të përjetshëm, autori i krimit apeloi vendimin, i cili nuk është ndryshuar nga gjyqtari Fuat Vjerdha.

"Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale K.B, i cili kërkoi:

Ndryshimin e vendimit nr. 235 (13-2023-1607) datë 27.04.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 06.12.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fuat Vjerdha dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe z. Genti Dokollari, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 235 (13-2023-1607) datë 27.04.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan", thuhet në vendimin e gjykatës së Apelit.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH