Aktualitet

Vrasja në Vlorë, një polic ishte në makinë me viktimën

Shkruar nga Liberale
Vrasja në Vlorë, një polic ishte në makinë me

Detaje të tjera vijnë nga Vlora në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e djeshme në qytetin bregdetar.

Mësohet se personi i cili ka qenë në makinë me viktimën, i cili u largua pasi atentatorët qëllojnë, ka qenë punonjës policie. Sipas burimeve që kanë arritur të marrin dëshmitë e para, shoqëruesi ka treguar sesi ai dhe viktima ranë pre e breshërive të kallashnikovit nga dy persona me maska, që nuk arriti t’i njohë. Ai nuk është në dijeni të ndonjë konflikti të fundit të viktimës dhe është ende i tronditur nga ngjarja.

Rreth 15 shtetas janë shoqëruar nga policia si persona të marra në pyetje, ndërkohë që nga vendngjarja janë evidentuar si prova më shumë se 30 gëzhoja. Nuk ka asnjë gjurmë të makinës së autorëve, dhe mendohet se ajo mund të jetë strehuar në një nga garazhet e zonës.

Nga të shtënat me kallashnikov ditën e djeshme mbeti i vrarë Bledar Birçaj. Dy persona dolën nga makina e tyre tip Mercedes Benz dhë nisën të qëllojnë ndaj 40-vjeçarit Birçaj, i cili po udhëtonte me makinën e tij tip BMW. Njëri prej tyre lëshon dhe automatikun Kallashnikov në tokë para se të largohet.

Birçaj ndërroi jetë në spital, ndërsa policia dyshon se ngjarja është një “larje hesapesh”, pasi Birçaj ishte me precedentë penalë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH