Aktualitet

Vrasja e të riut/ Poicia arreston 27-vjeçarin, procedon prindërit

Shkruar nga Liberale
Vrasja e të riut/ Poicia arreston 27-vjeçarin, procedon

Policia e Dibrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e shkuar kur mbeti i vrarë një 22 vjeçar, ngjarje e konsideruar aksidentale.

Në pranga ka përfunduar 27 vjeçari Klodian Kola, i cili dyshohet se qëlloi me armë gjahu shokun e tij 22 vjeçarin, Elidon Basha.

Policia thotë se krahas arrestimit të tij, janë proceduar edhe prindërit e 27 vjeçarit pasi kanë tentuar të fshehin rrobat me gjak dhe motorin me të cilën ai kishte udhëtuar për në pyll për gjueti.

"Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 27 vjeç, lindur dhe banues Fushë Bulqizë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K., e M.K., pasi autori së bashku me prindërit kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur rrobat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes.

Materialet hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje pa leje”,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”", thuhet në njoftimin e Policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH