Aktualitet

Vrasja e Hekuran Billës/ Lirohet nga qelia Adiola Lakra

Shkruar nga Liberale
Vrasja e Hekuran Billës/ Lirohet nga qelia Adiola Lakra

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 26-vjeçaren Adiola Lakra, e cila u arrestua pas vrasjes së Hekuran Billës, në zonën e Komunës së Parisit.

“News 24” raporton se togat e zeza zëvendësuan masën “arrest në burg” ndaj saj me atë të “detyrimit për paraqitje”.

Lakra u arrestua si bashkëpunëtore në krim pasi dyshohej se nxori në pritë Hekuran Billën, në atentatin ku ai mbeti i vdekur. Sipas Prokurorisë e reja ishte përdorur si “karrem” për të nxjerrë viktimën në pritë.

26-vjeçarja dyshohet që ka telefonuar Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisit, aty ku po e prisnin vrasësit.

Adjola Lakra, me banim në Berat, ishte në një lidhje me Hekuran Billën prej gati 2 vitesh. Pas krimit, ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë, ku më pas është bërë arrestimi i saj, në bashkëpunim me Policinë e Beratit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH