Aktualitet

Vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe, si u zbuluan trupat

Shkruar nga Liberale
Vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe, si u zbuluan

Detaje të tjera janë zbuluar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe.

Trupat e dy viktimave, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u gjetën mesditën e sotme në një zonë të pyllëzuar në Malësinë e Madhe, ndërsa autori i krimit, që dyshohet se është Danjel Pepaj është zhdukur duke u arratisur drejt Malit të Zi.

Ka qenë babai i Danjel Pepajt, Rrok Pepaj ai që ka dërguar policinë pranë parcelave me kanabis.

Sipas News 24, Klement Pepaj është gjetur i vrarë me një plumb në ballë, ndërkohë që viktima e dytë, Vilson Çutaj ka disa plumba në brinjë dhe në barkë.

Trupat e pajetë janë gjetur larg njëri tjetrit, ç’ka ngre dyshimet se në momentin që Danjeli ka qëlluar të parin, tjetri tentoi që të largohet, por më kot, pasi disa metra më pas u ekzekutua nga plumbat e kallashnikovi

t. Tre të rinjtë u konfliktuan për humbjen e 50 kg kanabis në parcelën që po kultivonin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH