Aktualitet

Votimi i marrëveshjes, Kim: Të vazhdojë përfshirja dhe transparenca

Shkruar nga Liberale
Votimi i marrëveshjes, Kim: Të vazhdojë përfshirja dhe

Pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit, ka ardhur edhe reagimi i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se tashmë marrëveshja e 5 qershorit është një ligj, ndërsa ka përshëndetur rimbledhjen e Këshillit Politik për të diskutuar ndryshime të tjera.

“Marrëveshja e 5 qershorit është tani ligj. Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprime të rëndësishme kombëtare. Më vjen mirë që shoh se Këshilli Politik do të rimblidhet për të rishikuar ndryshime të tjera përveç 5 qershorit. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim dhe të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën”, shkruan Kim.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH