Aktualitet

Vonesa në disa qendra votimi, KQZ: Shkak, identifikimi elektronik

               Publikuar në : 09:40 - 25/04/21 liberale

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka dalë me një sqarim për problematikat e hasur deri tani në procesin zgjedhor.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, në një deklaratë për mediat, sqaroi se problematikat në disa qendra votimi kanë për shkak të pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve.

“Ka patur disa qendra që nuk kanë qenë të pajisura me operatorë. Këto janë zona të thella ku infrastruktura ka qenë e vështirë.

Duke pasur parasysh që procesi është në dinamikë, ka pasur disa problematika në qendra votimi. 230 qendra votimi ka pasur problematike për shkak të presioneve, por edhe të mos trajnimeve, problematike në përdorimin e pajisjes elektronike. Po merren masa që këto problematike të zgjidhen dhe qytetarët të votojnë lirshëm.

Në ato qendra votimi ku është pezulluar puna ka qenë për shkak të përdorimit të pajisjes elektronike.

Këto problematika janë të zgjidhshme.

Identifikimi elektronik zhvillohet për herë të parë në gjithë vendin. Presioni dhe përgjegjësia e lartë ndikon në stepjen e tyre apo problematikat që kanë.

Janë rreth 100 qendra votimi që nuk kanë qenë të pajisura me operatorë sepse janë në zona të thella dhe procesi është zhvilluar manualisht”, tha Hoxhaj.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back