Aktualitet

"Vol-Vo 4"/ Kapet ish-shoferi i ish-Drejtorit të Burgjeve (Emri)

Shkruar nga Liberale
"Vol-Vo 4"/ Kapet ish-shoferi i ish-Drejtorit të Burgjeve (Emri)

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4. Sipas News 24 bëhet fjalë për shtetasin Qerim Musha i cili sipas televizionit informativ është ish-shoferi i ish-drejtorit të Burgjeve.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
    52%
  • Jo!
    48%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH