Showbiz

Vogëlushja lufton me jetën, pasi u shpall dy herë e vdekur

Shkruar nga Liberale

Vajza 1-vjeçare e quajtur Lillian Talboys ndodhet në gjendje kritike për jetën në Children’s Medical Center në Arizona.

Vogëlushja kishte rënë në pishinë dhe u nxor nga uji nga vëllai i tij më i madh. Ende nuk dihet për sa kohë foshnja ka qëndruar në ujë, por sipas familjes ajo ra në të në kohën kur ishte duke luajtur me vëllezërit e saj më të mëdhenj në oborrin e shtëpisë.

Familja i ofroi ndihmën e parë 1-vjeçares duke e rikthyer në jetë dhe më pas e dërguan në spital. Në momentin që mjekët vizituan vogëlushen e shpallën atë të vdekur.

Nëna insistoi se ende ndiente rrahjet e zemrës së vogëlushes dhe në një moment ndjeu sikur ajo i preku dorën. Mjekët këmbëngulnin se vogëlushja ka vdekur dhe nuk mund të bëhet asgjë për të.

Nëna nuk i humbi shpresat dhe kërkoi nga mjekët që t’i bënin një skaner. Lillian tani ndodhet në gjendje kritike për jetën me rrahje të qëndrueshme zemre dhe mbahet gjallë me anë të një aparature, pasi u ringjall rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës.

Babai i saj u shpreh se vogëlushja po lufton për të jetuar.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH