Aktualitet

Vlorë/ Mushkonjat u kanë mërzitur pushimet, flasin pushuesit e shqetësuar

Shkruar nga Liberale
Vlorë/ Mushkonjat u kanë mërzitur pushimet, flasin pushuesit e

Në Vlorë, kryesisht në një pjesë të plazhit në Lungomare, është ngritur një shqetësim i madh nga banorët dhe pushuesit pasi pickimi i mushkonjave është problem si dhe ata ankohen se dezinsektimi i tyre nuk është bërë plotësisht.

“Është një shqetësim kohët e fundit, insektet e mushkonjat janë një shqetësim. Ne e kemi ngritur si shqetësim, ia kemi thënë dhe kryetarit të bashkisë.

Presim një dezinfektim të qytetit sepse është shumë i nevojshëm, përsa i përket ushtrimit të këtij lloj biznesi përgjatë Lungomaes. E kemi ngritur sepse është kthyer në një.

Mushnjat janë të mëdha, janë të bezdishme, dhe nga ana shëndetësore”, thotë Ervin Sota, përfaqësues i shoqatës ARTA për turizmin.

Përfshirë fëmijë, burra e gra, ankohen se mushkonjat u kanë mërzitur pushimet. “Dezinfektime nuk ka, vapa bashke me to e bëjnë shumë të bezdisshme”. “Duhet dezinfektuar. Gjithë këto familjet në kanal i hedhin”, shtoi ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH