Një aksident ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, tek bulevardi në Skelë.
Sipas Abc News, një automjet ka përplasur dy këmbësore, tek vijat e bardha.
Dy gratë kanë marrë lëndime, ndërsa po marrin shërbimin mjekësor në spital.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.