Aktualitet

"Vjedhim hashash", 34-vjeçari u fut në kurth nga shoku i fëmijërisë

Shkruar nga Liberale
"Vjedhim hashash", 34-vjeçari u fut në kurth nga shoku i

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 34-vjeçarit Eri Zefi, i vrarë me 6 plumba dhe i hedhur në një kanal në fshatin Zallë Xhuxhë të Mirditës.

Hetimet e zhvilluar nga prokuroria e Lezhës, kanë zbuluar se një rol mjaft të rëndësishëm në këtë vrasje  ka kryer shoku i tij i i ngushtë Mikel (Gjovalin) Alia.

Ai ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin Eri Zefi, i cili prej shkurtit të 2019 i ruhej një gjakmarrje të mundshme. Kjo për shkak se vëllai i Ndue Zefit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal. Mendohet se për një shumë parash ende të papërcaktuar, Alia ka pranuar të shesë shokun e tij të ngushtë, duke e nxjerrë nga shtëpia, falë direktivave dhe skenarit që kishin bërë gjaksit.

Gjatë hetimit është provuar se Alia ka komunikuar në telefon dhe në mënyrë verbale me Eri Zefin, duke i kërkuar të bashkëpunojnë për të vjedhur në mesnatë një sasi të kunsiderueshme hashashi në një territor malor, që ndodhet në fshatin Zallë Xhuxhë të Mirditës.

Eri Zefi, ka pranuar ofertën e mikut të tij të fëmijërisë të cilit i besonte në mënyrë të verbër, dhe janë nisur së bashku të dy me makinë në vendin ku ishte caktuar për tu bërë vrasja. Ata kanë udhëtuar në mesnatë në autostradën Durrës-Kukës, dhe sapo kanë mbërritur në fshatin Zalë Xhuxhë, kanë dalë nga rruga duke hyrë rreth 50 metra në një teren malor, ku Mikel Alia, pretendon se aty do vidhnin drogën.

Por në fakt ai terren ishte caktuar nga hasmit, për të ekzekutuar njeherë e mirë Eri Zefin, vëllain e Ndue Zefit. Sapo Alia dhe Zefi kanë dalë nga makina dhe ndodheshin mes errësirës, mes disa shkurreve janë shfaqur dy persona ende të paidentifikuar duke ushtruar dhunë barbare ndaj Zefit.

Më pas ata e kanë qëlluar me plot 6 plumba, katër në kokë dhe dy në gjoks duke e lënë të vdekur në vend. Dy autorët së bashku me bashkëpunëtorin e tyre, mikun e Zefit janë larguar mes errësirës së dendur. Trupi i pajetë është gjendur nga fshatarët e zonës i mbuluar në gjak, të cilët kanë njoftuar policinë.

Prokuroria dhe policia e Lezhës, tashmë kanë identifikuar njërin nga autorët e kësaj vrasje i cili është Mikel Alia, i cili ka shërbyer për ta nxjerrë në pritë Zefin. Momentalisht Alia është shpallur në kërkim. Ndërsa dy personat që qëlluan me armë Zefin, dyshohet se janë larguar në drejtim të Kosovës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH