Aktualitet

Viti i ri shkollor 2021-2022/ Evis Kushi: Do të bëjmë më të mirën që t’ju edukojmë me vlerat më të mira

Shkruar nga Liberale
Viti i ri shkollor 2021-2022/ Evis Kushi: Do të bëjmë më

Nëpërmjet një video-mesazhi nga rrjetet sociale për fillimin e vitit shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve .

“Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri”, – shprehet Ministrja.

Ajo thekson se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë.

“Kjo zyrë më shumë se sa e imja është e juaja dhe do të jetë gjithmonë e hapur për çdo nevojë apo shqetësim tuajin,” – u tha Ministrja Kushi nxënësve të klasave të ndryshme që kanë vizituar ministren në zyrë.

Ajo u bën thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-Covid.

“Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë,”- u shpreh Znj. Kushi.

Në video-mesazh janë përcjellë mesazhe të veçanta edhe nga nxënës të klasave dhe shkollave të ndryshme.

Gjithashtu në mbyllje të mesazhit  Kushi tha:

Ne sëbashku me mësuesit, prindërit dhe të gjitha stafet tona mësimore, do të bëjmë më të mirën që t’ju edukojmë me vlerat më të mira qytetare dhe demokratike.

Ndërkohë që nisma “Librat Falas”, vlera e periudhës së mësimit plotësues që nisi më 1 shtator, mesazhi i maturantit, si dhe rëndësia e kushteve të mira në shkolla për mbarëvajtjen e mësimnxënies, ishin midis mesazheve të nxënësve.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH