Aktualitet

Virusi kinez, ambasadori: Janë 2 studentë shqiptarë në vendin ku...

Shkruar nga Liberale
Virusi kinez, ambasadori: Janë 2 studentë shqiptarë në

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja iu ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë, që të anulojnë vizitat dhe kontaktet fizike më këtë vend, për shkak të përhapjes së coronavirusit. Në një postim në "Facebook", Belortaja thekson se ky shtet po kalon një situata dramatike dhe shteti po merr masa drastike për frenimin e epidemisë.

“Te dashur miq e bashkekombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Wuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar.

Numri faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë ne ditet ne vijim. Autoritetet dhe mjekësia ketu po punojne heroikisht.

Këshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme”, thekson Belortaja.

Ndërsa, në një pronocim për Top Channel, Belortaja tha se në “ dijeninë tonë, në Wuhan janë 4 studentë shqiptarë. Për fat 2 prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri e tjetri pat lëvizur në  një tjetër provincë). Nga ata dy që janë këtu, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH