Aktualitet

Virusi/ Drejtoresha e ISHP: Emergjencë për Kinën, jo për Shqipërinë!

Shkruar nga Liberale
Virusi/ Drejtoresha e ISHP: Emergjencë për Kinën, jo për

Drejtoresha e ISHP ka folur gjatë tryezës ku u mblodh task-forca për koronavirusin e përhapur në Kinë.

Ajo tha se Shqipëria po adapton masat e sigurisë që janë marrë në kuadër të atyre që janë propozuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

"Nuk mund të flasim sa e lartë është shkalla e transmetueshmërisë. Dihet deri tani që është një virus që përhapet në rrugë resperative, siç është dhe gripi. Masat e OBSH janë masa të higjienës, kontrollit, kapja e menjëhershme dhe udhëtarët që kanë pasur kontakte me raste të tilla duhet të vlerësohen në lidhje me problemet që ata mund të kenë. Dua ta theksoj, kjo është një emergjencë për shëndetin publik për Kinën por jo për Shqipërinë. Kina ka marrë një seri masash. Për herë të parë në historinë moderne të sëmundjeve infektive, izolohen 20 milion njerëz. Jemi duke punuar dhe duke marrë të gjitha masat. Whani ka qenë një qytet me lidhje shumë të mëdha ndërkombëtare, Parisin Romën, Moskën dhe në këtë aeroporte masat janë më të mëdha", tha Bino./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH