Një shqiptar dhe një shtetas grek janë arrestuar në Atikë të Athinës pasi akuzohen për vjedhje.
Sipasa asaj që raportojnë mediet greke, policia kishte pikasur lëvizjen e dyshimtë të dy personave, të cilët më pas i kanë kapur në flagrancë duke vjedhur gomat e një makine.
Banorët e zonës ishin ankuar pak ditë më parë, duke thënë se makinat e tyre i kishin gjetur në mëngjes pa goma.
Gjatë kontrollit të makinës së autorëve, policia ka gjetur edhe katër goma që ata i kishin vjedhur vetëm pak minuta para se të arrestohen nga një makinë “Toyota”.