Globi

Video/ Zjarri përfshin ndërtesën shumëkatëshe në Australi, 100 zjarrëfikës në luftë me flakët

Shkruar nga Liberale
Video/ Zjarri përfshin ndërtesën shumëkatëshe në
Një zjarr i madh ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në një ndërtesë shtatëkatëshe në qendër të Sydney në Australi, ndërsa pati një mobilizim të madh të autoriteteve. Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë fillimisht në katin e tretë të pallatit ku dikur ndodhej një fabrikë kapelesh, por shpejt mori përmasa të mëdha. “Në fillim ishte një zjarr i vogël, por brenda 123 minutash e gjithë ndërtesa ishte në flakë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, tha një dëshmitar okular. Deri më tani nuk ka të dhëna për të vdekur dhe të plagosur pasi nuk është sqaruar nëse ka pasur persona që banonin në godinën që synohej të ishte hotel. Për shuarjen e zjarrit janë mobilizuar 100 zjarrfikës me 20 makina zjarrfikëse. Autoritetet e Sydney-t kanë evakuuar disa ndërtesa fqinje pasi kanë frikë se zjarri mund të përhapet nga ndërtesa, pjesë të së cilës tashmë janë shembur. Për të njëjtën arsye është ndalur qarkullimi në rrugët përreth dhe ka pasur ndryshime në itineraret e mjeteve të transportit.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH