Aktualitet

Video/ Tom Doshit i thyhet karrigia në Kuvend, si reagon deputeti

Shkruar nga Liberale
Video/ Tom Doshit i thyhet karrigia në Kuvend, si reagon deputeti

Një incident ka ndodhur me deputetin Tom Doshi, të cilit iu thye karrigia ndërsa në Kuvend po diskutohej për paketën anti-shpifje.

Incidenti ndodhi në momentin kur Rudina Hajdari u ngrit në foltore për të replikuar me kryeministrin Rama.

Teksa mori fjalën, Hajdari iu drejtua me këto fjalë Doshit duke mos e ditur se çfarë kishte ndodhur: "Zoti Doshi, po deshe ulu, ose po deshe dil…Ty thye karrigia?”.

Pas kësaj reagoi, kryeparlamentari Ruçi i cili i kërkoi shërbimit të ndërronin karrigen e Doshit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH