Aktualitet

Video/ Tërmeti apokaliptik në Turqi shkatërron mbi 1 mijë ndërtesa, momenti kur shembet pallati

Shkruar nga Liberale
Video/ Tërmeti apokaliptik në Turqi shkatërron mbi 1 mijë
Një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur 10 qytete të Turqisë, duke lënë qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur. Qindra njerëz besohet se janë ende të bllokuar nën rrënoja. Gati 900 ndërtesa u shkatërruan në provincat Gaziantep dhe Kahramanmaras të Turqisë, tha zëvendëspresidenti Fuat Otkay. Ai tha se numri i përgjithshëm i ndërtesave të shembura shkon në 1718. Një video e shpërndarë në rrjete sociale tregon momentin kur një ndërtesë disa katëshe shembet pas tërmetit. Epiqendra e lëkundjeve ishte në juglindje të Turqisë dhe veriun e Sirisë. Zëvendëspresdenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se numri i viktimave ka arritur në 284, ndërkaq 2.323 të tjerë janë plagosur. Ministria e Shëndetësisë së Sirisë tha se 237 persona janë vrarë në provincat e kontrolluar nga Qeveria, në Alepo, Hama dhe Tartus, ndërkaq mbi 600 persona të tjerë janë plagosur. Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH