Politikë

VIDEO/ Rama s'i lë liderët e BE-së të ikin duarbosh, dhurata e veçantë që iu bëri gjatë drekës

Shkruar nga Liberale
VIDEO/ Rama s'i lë liderët e BE-së të ikin duarbosh,

Dreka e liderëve të BE-së dhe rajonit, të cilët morën pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, u shoqërua me nje moment të veçantë.  Para nisjes së drekës atyre iu servir nga një kuti pice, ku në mbështjelljen prej kartoni dukej kryeministri si picajol.

Pasi liderët hapën picat gjetën brenda disa pjata porcelani zbukurimi, dhuratë me pikturat e kryeministrit Rama. Ishte kryeministri i Holandës i pari që pyeti në lidhje me to.

"Si i ke bërë këtë?”, pyeti Rutte.

“Kam punuar si i çmendur për t’i bërë. Janë te gjitha të punuara me dorë. E dua Europën” u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH