Globi

Video/ Gruaja lind nën rrënoja, fëmija nxirret gjallë, ajo e pajetë

Shkruar nga Liberale
Video/ Gruaja lind nën rrënoja, fëmija nxirret gjallë, ajo e

Një foshnjë ka lindur në Alepo të Sirisë, mes rrënojave të tërmetit.

Nëna e bebit ka humbur jetën nën rrënoja, ndërsa i porsalinduri është nxjerrë me nxitim për t’u çuar në një vend më të sigurt.

Goditja e parë që goditi edhe juglindjen e Turqisë ishte 7, 8 ballë e pasuar nga qindra pasgoditje 2 prej të cilave 7,5 ballë. Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Zyrtarisht mbi 2700 njerëz kanë humbur jetën deri tani, ndërsa dhjetëra mijëra janë plagosur. Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

https://twitter.com/i/status/1622665033309200387

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH