Dritan Dajti, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve, është shfaqur sot për herë të parë në publik pas shumë vitesh.
Sipas gazetës Tema, Dajti është shoqëruar sot në mëngjes, në zonën e ish-bllokut nga një numër i lartë efektivësh policie drejt një klinike dentare.
Më 8 shkurt 2019, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi dënimin e përjetshëm në ngarkim të Dritan Dajtit, i dënuar për vrasjen e 4 policëve.
Dajti ekzekutoi në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, 4 policë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.
https://www.facebook.com/gazetatema/videos/618651542222878/