Aktualitet

KOMENT nga Marsid Gupi: Vetëm idetë konservatore e shpëtojnë shoqërinë shqiptare!

Shkruar nga Liberale
KOMENT nga Marsid Gupi: Vetëm idetë konservatore e shpëtojnë

Marsid Gupi

Jetojmë në një kohë në të cilën, shoqëria shqiptare është në një degradim moral, në të cilin të vërtetat universale janë kthyer në disa interpretime personale dhe çdo vlerë universale është zëvëndësuar nga nevoja relative. Logjika është zëvëndësuar nga retorika, arsyeja nga batuta, përmbajtja nga estetika, dashuria nga seksi, prona nga plaçka e vjedhur, personaliteti nga reputacioni ekonomik dhe Zoti nga kulti i individit!

Kryeministri aktual si një konstruktivist i të keqes dhe dekonstruktivist i të mirës, duke mbajtur në skenë si kundërshtarë të tij Sali Berishën dhe Ilir Metën e në bashkëpunim me ta , mendojnë se aktivizimi politik është frekuencë, të drejtat e të cilës i kanë vetëm ata. Asnjë nga këta nuk dëshiron që në politikë të aktivizohen figura të reja politike dhe as të ketë një diskur publik mbi vlerat universale. Edi Rama drejton një parti e cila quhet socialiste vetëm në emërtim por është individualiste në qëverisje dhe kolektiviste në korrupsion. Sali Berisha filloi një lëvizje e cila u quajt Rithemelim në konceptim por përfundoi riciklim në konkretizim. Ai ricikloi në lëvizjen e tij ata jetojnë prej politikës por nuk jetojnë për politikën sic e cilëson Max Veber. Mund të më thotë dikush se në profesionin e mjekut çfarë arritjesh personale ka Flamur Noka? Çfarë vepre humane ka bërë? Ka artikuluar ndonjë tezë mbi shëndetësinë? Edi Paloka si gazetar, a ka artikuluar ndonjë tezë mbi gazetarinë shqiptare dhe raportin e saj me të vërtetën? A ka mbledhur ndonjiherë kolegët e tij gazetarë dhe të denoncojë ndonjë kërcënim që i bëhej atyre nga partia e tij kur ishin në pushtet? askush prej tyre nuk ka elaboruar asnjiherë ndonjë ide të djathtë konservatore apo të tregojë ndonjë vlerë universale! Për Ilir Metën spo them asnjë koment se pastaj diskuri kthehet në barcoletë! Di të them që sot Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë përfunduar si Don Kishoti me Sanço Pançon. Luftojnë me mullinjtë e erës dhe në fund nuk mbajnë dot si bashki as bastionet e veta historike. Por shoqëria shqiptare a fiton apo humb nga këto ngjarje politike? Mendoj se fiton pasi përballet me të vërtetën. Koshienca shqiptare e kupton se as Edi Rama, as Sali Berisha as Ilir Meta nuk janë kundërshtarë me njëri tjetrib dhe askush prej tyre s punon për interesin e Shqipërisë. Askush prej tyre s promovon asnjë vlerë universale pasi të promovosh vlerën do zë thotë të sigursosh vazhdimësinë e saj nëpërmjet të rinnjve të cilët aktivizohen. Kur promovohet interesi ka status quo- mbahen besnikët e vjetër. Komike por duket si tregimi mbi Rrobat e reja te mbretit , ku këta dolën zbuluar para shoqërisë shqiptare.

Mendoj se partia Demokratike e Shqipërisë ka një alternativë të re pavarësisht largimit të deputetëve , sekretarit të oërgjitshthëm etj. Kryetari i ri cili do zgjidhet , të mbledhi afër vetes të rinj të cilët promovojnë , Besimin në Zot, humanitetin, dashurinë për familjen, mirëmbajtjen e pronës për brezat e ardhshën si lënie në posedim nga Zoti, artikulimin e tezave nga profesioni që ka secili, dhe mbi të gjitha promovimin e vlerave universale. I detyrohet kaq gjë Partia Demokratike shoqërisë shqiptare… Angazhimi i të rinjve, hapja e sistemit për njerëz që duan Zotin dhe njerzimin, të cilët kanë vlera profesionale e njerzore, dhe që kanë pasion për punën do sjellin një jetë cilësore dhe për shoqërinë shqiptare. Po e mbyll me një shprehje nga Bertrand Rusell i cili thoshte: Tre gjëra më kanë shoqëruar në jetën time- Etja për dije, malli për dashurinë dhe dhimbja e parreshtur dhe e pashprehur për vuajtjen njerëzore!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH