Aktualitet

Vendimi për “30 qershorin”, Balla: Nuk ramë pre e presionit!

Shkruar nga Liberale
Vendimi për “30 qershorin”, Balla: Nuk ramë pre e

Kreu i Grupit të PS-së Taulant Balla, në një komunikim me gazetarët tha se respektimi i vendimeve të Gjykatës për “30 qershorin” është detyrim.

“Respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim. Natyrshëm që Presidenti i Republikës si institucion i rëndësishëm duhet të marrë vendimmarrjet në atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast”, u shpreh Balla.

Më tej ai shtoi se nga ana e PD-së dhe partive të tjera pati përpjekje për të minuar dhe penguar zhvillimin e zgjedhjeve.

“PS është sot krenare për vendimmarrjen e vet për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit dhe të mos harrojmë që pati një përpjekje nga PD dhe partitë e tjera për të minuar këto zgjedhje”, tha ndër të tjera Balla.

-Kur një bashki mbet pa kryetar atëherë qeveria duhet të shpallë vakancën dhe ia dërgojë Presidentit, a është bërë kjo?

Balla: Këto komunikime janë zhvilluar në kohën e duhur. Nuk duhet të harrojmë që është Presidenti i Republikës ai që ka këtë kompetencë dhe këtë pyetje nuk duhet të ma bëni mua.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH