Globi

Vendi që ka vaksinuar 100% të popullsisë kundër koronavirusit

Shkruar nga Liberale
Vendi që ka vaksinuar 100% të popullsisë kundër

Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë me dije se 100% e popullsisë në vend e ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa me të dyja dozat janë vaksinuar mbi 90%.

Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë, e cila nënvizon se deri në këto momente janë administruar 22 milionë doza të vaksinave antiCovid.

Në tetor, Emiratet Arabe deklaruan se e kishin tejkaluar emergjencën e koronavirusit pasi kishin regjistruar numrin më të ulët të infektimeve që nga nisja e pandemisë, në krahasim me vendet e tjera.

Sipas të dhënave zyrtare në Emiratet Arabe janë regjistruar 741 mijë raste me Covid, 2145 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH