Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se Bashkimi Evropian po punon në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësi të sigurojnë vaksinën kundër COVID-19. Por, ia thekson se vetë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë mes tyre për të arritur këtë qëllim.
“COVID-19: Vaksinat po shpëtojnë jetë. Vazhdojmë të jemi në krah të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër pandemisë dhe po punojmë për sigurimin e vaksinave për të gjithë rajonin sa më shpejt të jetë e mundur. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është prioriteti ynë. Të gjithë partnerët në rajon - përfshi këtu Beogradi dhe Prishtina - duhet të bashkëpunojnë për të sjellë vaksinën”, shprehet komisioneri Varhelyi.
Shqipëria ka paguar 3.99 milionë dollarë si formë parapagimi për vaksinën anti-Covid19, tek aleanca COVAX për të vaksinuar 570 mijë persona ose rreth 20% të popullsisë.
COVAX pritet që në shkurt të nisë furnizimin me vaksinë të 92 vendeve anëtare të saj dhe shpreson që deri në qershor të ketë mbuluar deri në 3% të popullsive të tyre.