Showbiz

Historia prekëse/ Vajza i blen nënës së saj shtëpinë që e pastroi për 43 vjet

Shkruar nga Liberale
Historia prekëse/ Vajza i blen nënës së saj
Nichol Naranjo ka bërë një gjest shumë të bukur për mamanë e saj. Ajo e ka surprizuar të ëmën duke i blerë shtëpinë, në të cilën kjo e fundit ka punuar si pastruese për plot 43 vite. Nichol u rrit së bashku me nënën e saj në Albuquerque të New Mexico-s. "Nga të gjitha shtëpitë që pastronte nëna e saj, në kohën kur ajo po rritej në Albuquerque, N.M., Nichol Naranjo ra në dashuri me atë që nëna e saj pastronte të premteve. Një shtëpi e ndërtuar rreth një oborri të brendshëm dhe e dekoruar me sende antike evropiane", shkruan New York Times. Sipas postimit të tyre në Twitter, nëna e saj e pastroi këtë shtëpi për 43 vite. "Mendoj se e kam ditur gjithmonë se do të përfundoja këtu një ditë. Është e drejtë", ka thënë ajo për shtëpinë të cilën e ka blerë në vitin 2020. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH