Medicus

Truri i njeriut nga 12,000 vjet më parë ende i paprekur! Si është e mundur kjo?

Shkruar nga Laert MIRAKU

 

Truri i njeriut nga 12,000 vjet më parë ende i paprekur! Si

Përgatiti dhe përshtati për Liberale.al, Laert MIRAKU

Zbulime mahnitëse në gjetjet arkeologjike në mbarë botën për trurin e njeriut. Gjetjet arkiologjike i rezistuan prishjes edhe pse pjesa tjetër e indeve të buta të trupit u përkeqësuan.

Sa kohë mund të mbijetojë një tru pas vdekjes së një personi? Shumë pak, argumentohet përgjithësisht, pasi konsiderohet të jetë një nga pjesët e trupit të njeriut që është e para që ndryshon pas vdekjes. Megjithatë, një studim i trurit të njerëzve të vdekur të ruajtur natyrshëm për qindra ose mijëra vjet, identifikoi 1300 raste në të cilat organet mbijetuan edhe kur të gjitha indet e tjera të buta u prishën. Disa prej gjetjeve arkiologjike të copëzave trurit janë më shumë se 12,000 vjet të vjetëra.

INDET E BUTA TË TRURIT

Alexandra Morton-Hayward nga Universiteti i Oksfordit deklaron se: "Është vërtet shumë e çuditshme. Truri i njerëzve të vdekur, i vetmi ind i butë që është ruajtur, janë gjetur në mbytjet e anijeve të fundosura dhe në varre të zhytura nën ujë, ku kockat notonin në brenda tyre.Te themi te drejten ne fakt nuk presim qe te ruhet nje tru e aq me pak ne ambjentet ku jane zbuluar. Nese si arkeolog do te gërmoja një varr dhe do të gjeja një tru duke lëvizur brenda një kafke. , do të isha i shokuar. Dhe në veçanti, ne kurrë nuk prisnim që indet e buta të mund të ruheshin në mjedise të ngopura me ujë. Megjithatë, në realitet, disa studiues kanë zbuluar trurin e njeriut të ruajtur mirë në sasi më të mëdha se sa pritej dhe në rrethana befasuese. Vlen për tu theksuar se kur Alexandra Morton-Hayward kreu studimin e parë sistematik të fenomenit i publikoi rezultatet në Proceedings of the Royal Society B.  

PROCESI QË I RUAN ATO

Me ekipin e saj ajo ka bashkuar një bazë të dhënash me mbi 4400 tru të ruajtur të njeriut të gjetur në mbarë botën dhe disa prej tyre ai i ka studiuar personalisht.

"E vendosa një në një makinë MRI, që ishte një gabim i tmerrshëm. Nuk e kuptova se sa hekur kishte në të," thotë Morton-Hayward.

Në shumicën e rasteve, ruajtja e trurit mund të shpjegohet me procese të njohura.

"Për shembull, truri i sakrificave (flijimeve) njerëzore të Inkasve të varrosur në majë të një vullkani në Amerikën e Jugut rreth vitit 1450 pas Krishtit u tha se u gjetën në ngrirje së bashku me trupat. "Trupat dhe truri i banorëve të kënetës si Tollund Man, të cilët u vranë dhe u hodh në një moçal 2400 vjet më parë në atë që sot është Danimarka, u ruajtën nga një proces "koservimi" i ngjashëm me atë të përdorur për lëkurën.

Dhe saponifikimi, në të cilin substancat yndyrore shndërrohen në një formë sapuni, ka ruajtur trurin e disa njerëzve të pushkatuar në vitin 1936 gjatë Luftës Civile Spanjolle dhe të varrosur në një varr masiv.

Por proceset e njohura ruajnë të gjitha indet e buta, jo vetëm trurin. Procese të tilla nuk shpjegojnë 1300 rastet në të cilat truri është i vetmi ind i butë që mbijeton. "Mekanizmi është krejtësisht i ndryshëm," thotë Morton-Hayward.

"Karakteristika kryesore është se na ka mbetur vetëm truri dhe kockat. Nuk ka lëkurë, as muskuj, as zorrë." 

Shën Hedwig e Silesisë , për shembull, u varros në Poloni në vitin 1243. Kur trupi i saj u zhvarros në shekullin e 17-të, u zbulua se truri i saj ishte i ruajtur, gjë që në atë kohë i atribuohej fuqisë hyjnore.

STUDIME MBI DEMENCËN

Hipoteza e punës e Morton-Hayward është se, në rrethana të caktuara, substanca të tilla si hekuri janë të afta të shkaktojnë formimin e lidhjeve të kryqëzuara midis proteinave dhe lipideve, duke formuar molekula më të qëndrueshme që i rezistojnë degradimit.

“Mekanizmat janë të ngjashëm me ata që shohim në sëmundjet neurodegjenerative , siç është demenca,” thotë ajo.

"Pra, nëse do të mund të kuptonim se çfarë po ndodh me trurin pas vdekjes, nuk është e paimagjinueshme që ne të mund të hedhim dritë mbi atë që po ndodh në plakjen e trurit gjatë jetës."

TRURIN E KAFSHËVE

Përfundimi i punës është i rëndësishëm sepse truri i ruajtur shpesh ka të njëjtën ngjyrë si dheu përreth. Prandaj, ka shumë të ngjarë që materiali i trurit të hidhet shpesh gjatë gërmimeve arkeologjike sepse nuk njihet për atë që është, argumentojnë studiuesit.

Edhe pse studimi u fokusua në trurin e njeriut, gjetjet duhet të zbatohen edhe për kafshët. Ka të paktën 700 shembuj të trurit të kafshëve të ruajtura në fosile - thotë Morton-Hayward dhe më të vjetrit janë artropodët që janë gjysmë miliardë vjet të vjetër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH