Aktualitet

Universitas hapet të shtunën me: Për një politikë legjitime

Shkruar nga Liberale
Universitas hapet të shtunën me: Për një politikë

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Për një politikë legjitime".

"Niklas Luhmann ishte njëri nga mendimtarët më të shquar të shekullit XX, jo vetëm në fushën politike, por edhe në sociologji, teorinë ligjore, teorinë ekonomike dhe studimet organizative. Ai zhvilloi një teori universale që synonte të shpjegonte gjithçka sociale. Luhmann e përfytyronte shoqërinë si sistemin social që përfshin në vetvete të gjitha komunikimet. Sipas tij, në shoqëri gjenden tri lloj (nën)sistemesh: sistemet e ndërveprimit, sistemet organizative (organizatat) dhe sistemet funksionale. Kështu, sistemi politik është nënsistem funksional i shoqërisë, që kryen një funksion të cilin nuk mund ta realizojë asnjë sistem tjetër", shkruan Mile.

Më pas do të gjeni një shkrim nga Eugjen Merlika me titull: “Idetë dhe parimet e At Gjergj Fishtës për organizimin e kombit të shtetit shqiptar”.

"Atë Gjergj Fishta, veç detyrëve të veta kishtare, arsimore e kulturore, ka qenë edhe deputet në parlamentin shqiptar, mbasi kishte qënë edhe Sekretar i Dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, kur Kryetari ishte Imzot Luigj Bumçi. Mbi veprimtarinë parlamentare, veç bisedave në mbledhjet e seancavet, ka edhe mjaft artikuj, në të cilët shpalosen pikëpamjet e tij mbi jetën politike", shkruan Merlika.

I ndjekur nga pas me një koment të "Reuters" me titull: "Marrëveshja BE - Britani e Madhe, çfarë do të ndodhë tani".

"Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian ranë dakord për një marrëveshje "historike" të tregtisë së lirë të enjten, një javë para fundit të periudhës së tranzicionit, që pasoi daljen e Britanisë së Madhe nga blloku."

Ndërsa në “Campus” sot do të gjeni: “Department’s Book Review/ Diplomati Bashkim Zeneli sjell ditët e fundit të luftës antifashiste përmes “Berlin 1945 – Maji i Fitores” nga  UET Press". 

"Në kuadër të “Department’s Book Review”, në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, duke respektuar masat anti-covid, u promovua të mërkurën libri “Berlin 1945 – Maji i Fitores” i diplomatit të shquar Bashkim Zeneli,  botimi më i ri i shtëpisë botuese UET Press."

Duke qëndruar në "Campus", po ashtu do të gjeni edhe "Rishikimi i detyruar i praktikës mësimore nga Covid na ka dhënë një mësim" nga Jessica Johnson. 

 "Pandemi ose pa pandemi, akademikët duhet të përpiqen të gjejnë kohë për rimendimin e rregullt të kurrikulës dhe metodave të tyre, thotë Jessica Johnson."

Dhe për ta mbyllur me një koment nga Veton Surroi me titull: "Tri vaksina". 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH