
Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.
Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Politika atmosferike”.
“Në cilat kushte mundësohet demokracia? Filozofi bashkëkohor gjerman Peter Sloterdijk e adreson këtë çështje në një mënyrë shumë origjinale. Së pari, ai nuk e trajton çështjen e demokracisë në terma kantianë, sipas të cilëve kjo formë e jetës politike, pra demokracia, duhet të shihet si nën-produkt i ushtrimit të fuqive të gjykimit nga ana e qytetarëve. Demokracia nuk vjen në mënyrë kaq spontane. Në vend të kësaj, Sloterdijku thotë se kushtet e demokracisë janë efekt i “pushtetit pritës”, çka nënkupton aftësinë për të pritur dhe aftësinë për t’i lënë të tjerët të presin. Për më tepër, demokracia bazohet në aftësinë proto-arkitektonike për të ndërtuar dhoma pritjeje, për të mos përmendur pastaj aftësinë proto-politike për t’i çarmatosur qytetarët. Por si lidhen këto aftësi së bashku për të prodhuar regjimin demokratik?”, shkruan Klementin Mile në shkrimin me po të njëjtin titull si kopertina.
Më pas do të lexoni një shkrim nga Timothy Garton me titull: "Fati i BE-së luhet nga zgjedhjet në Gjermani".
Për t'u pasuar nga "Prodhuesit e vaksinave duhet të dyfishojnë përpjekjet" shkruar nga Jeffrey D. Sachs.
Ndërsa në rubrikën “Campus” do të lexoni dy shkrime si zakonisht:"15 vite sfida, 15 vite sukses/ UET feston mes arritjesh përvjetorin e radhës"
Përvjetori i 15-të i themelimit të Universitetit Europian të Tiranës bëri bashkë studentë e ish-studentë, pedagogë, bashkëpunëtorë e dashamirës, si dhe 6 themeluesit e tij, që e nisën nga një ëndërr dhe e kthyen në një realitet, kaq të bukur dhe domosdoshëm për shoqërinë shqiptare.
Dhe shkrimi tjetër: "Departmet’s Book Review në UET/ Teuta Vodo ngjall debat me “Gjakmarrjen”"
Nën logon e shtëpisë botuese UET Press, Teuta Vodo solli edhe në shqip monografinë e saj “Gjakmarrja – Drejtësia private përballë sistemit gjyqësor shqiptar”, një hulumtim i thelluar mbi fenomenin e gjakmarrjes analizuar në kohë dhe kontekst historik, e përballur me korpusin rregullues ligjor dhe qasjen e institucioneve të drejtësisë.
Për ta mbyllur me një OP-ED nga Yanis Varoufakis me titullin: "Poshtërimi i fundit i Evropës"
Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në fundjavë në suplementin “Universitas”. /Gazeta Liberale