Showbiz

"Unë jam ai që ulëras, unë jam ai që qaj, a më dëgjon", bashkshortja i jep lamtumirën kampionit me vargjet e njohura

Shkruar nga Liberale

Greqia është zhytur në zi që nga vdekja në moshën 43-vjeçare të Aleksandros Nikolaidis, kampionit olimpik në taekwondo, i cili ishte i martuar me gazetaren Dora Tsampazis dhe me të cilën kishte dy fëmijë, Eleanna dhe Gjergji.

Pak orë pasi u njoftua për vdekjen e Aleksandros Nikolaidis përmes një letre tronditëse të postuar në profilin e tij në Facebook, bashkëshortja e kampionit 43-vjeçar i tha “lamtumirën njeriut me të cilin kishte jetuar vitet e fundit.

Për lamtumirën e saj, bashkëshortja e Alexandros Nikolaidis zgjodhi një pasazh nga "Monogrami" i poetit grek Odysseas Elytis, të cilin e postoi në Instagram.

"Dikush u flet ujrave e dikush tjetër qan, a e dëgjon

dikush kërkon dikë e dikush ulërin, a e dëgjon

unë jam ai që ulëras, unë jam ai që qaj, a më dëgjon

Të dua, të dua, të duaaaaa… a më dëgjon!!! ”, janë vargjet e zgjedhura nga bashkëshortja e Alexandros Nikolaidis./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH