Një tjetër aksident me vdekje raportohet të ketë ndidhur gjatë ditës së sotme në Lushnje.
Sipas Klan News, në rrugën rurale Krutje-Bubullimë ka humbur jetën një grua 59-vjeçare e cila udhëtonte me motor.
Ajo humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua në kanalin në anë të rrugës, ku përplasi kokën. Duke qenë se nuk mbante kaskë, për shkak të dëmtimeve në kokë, gruaja humbi jetën në vendngjarje.
Policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës.
Më herët gjatë ditës së sotme, në autostradën Lushnje-Fier humbi jetën 59-vjeçari Q.Th. i cili udhëtonte me motor dhe u përplas në pjesën e pasme të një mjeti bujqësor.