Aktualitet

“U tërhoqa për të mos përçarë PD-në”, Basha sot në Shkodër, thirrje rinisë të ngrihet në protesta ndaj qeverisë

Shkruar nga Liberale
“U tërhoqa për të mos përçarë

Lulzim Basha i vijoi në Shkodër takimet e tij me të rinjtë. Ai tha se në 14 Maj mungoi alternativa dhe se të rinjtë nuk shkuan të votojnë.

Basha tha se u tërhoq një vit më parë nga drejtimi i partisë për të mos përçarë demokratët, por sipas tij kjo nuk ndodhi, sepse nuk pati reflektim nga pala tjetër.

Ai përsëriti premtimet e tij për lista të hapura dhe veting në politikë.

“Nuk jam shkëputur. Brenda familjes sonë nisi një luftë, për interesa personale që dëmtonte interesat e demokratëve e shqiptarëve. Në një moment, ajo që kam bërë është të marr vendimin të tërhiqem me qëllim që lufta të mos vijonte e ti jepja shans një paqëtimi në radhët tona, ndryshe i vetmi që përfitonte ishte kundërshtari ynë. Një vend pa opozitë kurrë mos e jetofshit, brezi juaj nuk e di, është diktaturë”.

“Brenda një viti ajo që shpresova nuk ndodhi dhe gjërat shkuan më keq. Prisja tërheqje nga pala tjetër e kjo nuk ndodhi. nuk jam pishman për vendimin e marrë sepse një nga detyrimet kryesore, sprova e lidershipit është që në momentet të tilla të vështira të zgjedhin interesin tënd apo atë të njerëzve.”

 

“Vendimin e mora për të kërkuar reflektim nga ata që e sollën punën deri këtu, kjo nuk ndodhi gjërat janë më keq, 14 maji është provë për këtë”, tha ish kryetari i PD-së.

Gjithashtu Basha shtoi se e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin, është që rinia të dalë në protesta për t’i thënë së keqes.

“Me heshtjen tuaj ka kumbuar një mesazh që ju e keni refuzuar këtë lloj politike. Pa u zemëruar ju dhe pa folur ju me zë të lartë, pa dalë me pankarta për t’i thënë jo të keqes dhe për t’u përballur me të, për të mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë”, tha ai.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH