Showbiz

U skualifikua për dhunë verbale nga “Big Brother VIP”, reagon Ermiona për herë të parë pas daljes nga shtëpia

Shkruar nga Liberale
U skualifikua për dhunë verbale nga “Big Brother VIP”,

Ermiona Lekbello u largua ditën e sotme nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pasi u skualifikua nga vëllai i madh për dhunë verbale ndaj banorëve të tjerë.

Pas daljes, ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, duke shprehur dashurinë për vajzën e saj, Lisa, të cilën në fakt e përmendte shumë dhe brenda shtëpisë.

“Të dua më shumë se jetën, je gjithçka për mua”- shkruan Ermiona, krah fotos.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të djeshëm, Arbana u komunikoi banorëve ultimatumin e Vëllait të Madh, në rast të përsëritjes së rasteve të dhunës verbale brenda shtëpisë.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH