Alma Kaçi mbërriti mesditën e së hënës në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ajo u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit aktiv, pasi i kërkoi ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, një tender për sterilizimin e qenve të rrugës.
Në videot që qarkullojnë në mediat sociale shihet se Kaci e kërkon tenderin vetëm pak momente pas aktit seksual në zyrën e tij.
Në dëshminë e Kacit në Prokurori ajo tregon se si ishte takuar me Safet Gjicin në zyrën e tij ditën që është filmuar videoja seksuale në zyrën e këtij të fundit. 40-vjeçarja thotë se me Gjicin e kishte lënë të takohej rreth orës 9.30 të mëngjesit në zyrën e tij, ndërsa shton se me vete kishte dokumentet e projektit për sterilizimin e qenve të rrugës për të cilin foli me të pas aktit seksual.
https://youtu.be/3BE9d-AbLeM?t=25