Aktualitet

U përjashtua 2 herë nga KED, Administrativja rrëzon padinë e juristit

Shkruar nga Liberale
U përjashtua 2 herë nga KED, Administrativja rrëzon padinë e

Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar padinë e Eugen Papandiles kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KED e përjashtoi atë dy herë nga gara për në Gjykatën Kushtetuese.

Fillimisht, juristi e çoi përjashtimin e tij nga gara në Gjykatën e Apelit Administrativ, e cila shfuqizoi vendimin e KED-së për skualifikimin, duke e rikthyer në garë.

Por, më 23 nëntor, KED e përjashtoi sërish nga konkurrimi, duke theksuar se kandidati kishte mangësi ligjore për të garuar.

Papandile e çoi sërish vendimin në Gjykatë, por sot Apeli Administrativ e rrëzoi padinë e tij.

Për zëvendësimin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese aktualisht janë dy kandidatë në garë, përkatësisht noterja Sonila Bejtja dhe avokatin Altin Binaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH