Së shpejti pritet të fillojë sezoni i 'Përputhen' ku ndërkohë është diskutuar se cila nga vajzat do e moderojë.
Kësaj here emri i prezantueses është realisht një surprizë pasi ajo është një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe që di gjithmonë si ta marrë vëmendjen e mediave me natyrshmërinë e saj.
Megi Pojani do të drejtojë sezonin e ri të “Për’puthen” në Top Channel.
E kontaktuar nga Top Channel, moderatorja dhe showgirl-i, konfirmon se ky sezon nën drejtimin e saj do të jetë “zjarr”:
“Isha në mes të stërvitjes me forcat speciale dhe u fsheha pas një kaçubeje vetëm për t’ju thënë që lajmi është i vërtetë. I repeat-lajmi është i vërtetë, duhet të shkoj tani. Gotta go! Zbrazni karikatoret e puçjeveeee.”