Aktualitet

U dënua me 15 vite burg, Gjykata e Katanias liron Moisi Habilajn

               Publikuar në : 10:14 - 29/05/20 liberale

Gjykata e Apelit të Katanias ka liruar nga qelia Moisi Habilajn i cili është dënuar me 15 vite burg për trafik droge. Mësohet se ai është lënë në arrest shtëpie.

Sipas mediave italiane, ai do të qëndrojë tek një i afërmi i tij në Siçili. Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj akuzohen për grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Siçilisë në Itali. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017.

Emri i tij është i lidhur me Saimir Tahirin, ish- ministrin e brendshëm, jo vetëm si i afërm por dhe i dyshuar si bashkëpuntorë bashkë në trafik droge. Të dy kanë procese gjyqësore të hapura në dy shtete të ndryshme nga njëri- tjetri.

Grupi Habilaj akuzohet nga drejtësia italiane se ka transportuar drogë me vlerë 20 milionë euro nga Shqipëria drejt Italisë.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back