Kronikë

U arratis një ditë pas ngjarjes, shqiptari esktradohet drejt Francës dhe dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e 22-vjeçarit

Shkruar nga Liberale
U arratis një ditë pas ngjarjes, shqiptari esktradohet drejt

Një gjykatë franceze ka dënuar me 20 vjet burg një shqiptar, për një vrasje të ndodhur në vitin 2019. Pas pesë ditësh seancash gjyqësore, juristët e Gjykatës së Assize Loire-Atlantique dhanë vendimin e tyre të enjten pasdite. I dyshuari që ishte në gjyq për vdekjen e një 22-vjeçari nga Nantes i vrarë në Dervallières, u shpall fajtor.

Sipas mediave franceze, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor të vitit 2019 ku shqiptari vrau të riun me armë gjahu. Autori u arratis një ditë pas të shtënave që i morën jetën të riut dhe u arrestua disa muaj më vonë në Tiranë. Në paraburgim, ai pranoi se ishte autori i krimit ndërsa ka mohuar se donte ta vriste të riun.

Vendimi i gjykatës u mirëprit nga të afërmit e viktimës, i cili quhej Ruben.  Nuk ka pasur lufte Rubeni iku për asgjë Por sot jam i lehtësuar. Drejtësia është vënë. Më pas, pjesa tjetër, jetojmë me të", tha një nga të afërmit.

Prokuroria mbrojti tezën e një lufte në terren në sfondin e trafikut të drogës. Një tezë e hedhur poshtë nga mbrojtja.

“Seanca ka treguar qartë atë që ne kemi denoncuar për vite të tëra hetimi, domethënë se nuk bëhej fjalë për një larje hesapesh në sfondin e trafikut të drogës dhe se realiteti ishte shumë më i nuancuar", nënvizoi avokati mbrojtës, Maître Archibald Celeyron./Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH